Nisma e BDI-së për rivotimin e vendimit të vitit 2007 lidhur me riemërimin e rrugëve në Tetovë është pranuar nga Këshilli Komunal i Tetovës, njofton TV21.
Të lidhura
None found
Kryetari i Këshillit Komunal, Jusuf Abduli, deklaroi se nga pikëpamja ligjore, nëse hidhet sërish në votim një vendim që më herët është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, atëherë Këshilli Komunal shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
“Vlen të sqarohet se në rast të votimit të të njëjtës pikë, janë mundësitë që Këshilli edhe të shpërndahet, nëse marrim për bazë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese…Në rast po të njëjtit vendim, mundësitë janë shumë të mëdha që Këshilli i Komunës së Tetovë të shpërndahet”, theksoi Abduli.
Mbledhja e këshillit është planifikuar të mbahet të hënën, më 13 korrik, ndërsa në rendin e ditës është përfshirë edhe pika për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në Tetovë.
