Vrasja në Shkodër, e afërmja e familjes: Mes tyre nuk ka pasur asnjëherë konflikt

Një familjare e lidhur me shtëpinë ku ndodhi ngjarja tragjike në Shkodër ka folur për Euronews Albania, duke dhënë hollësi mbi vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi. Zoje Nika e përshkroi ngjarjen si tepër të rëndë dhe theksoi se në lagje, çifti bashkëshortor gëzonte respektin e të gjithëve. Sipas saj, marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë e mirë dhe pa asnjë përplasje.

“Kurrë çfarë të keqe s’ka pas prej këtij djali. Kurrë, si me na pasë ne s’ja di, veç i mirë, i ndershëm, me shku me makinë me të, me ardhë, tona të mirat. Në Francë të shkosh, njeri shumë i mirë. Edhe gruaja, krejt kjo lagje nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje.

Jo, jo, jo, jo, veç me na ardhë shumë keq për këtë familje, shumë shumë shumë. Kanë qenë të mirë, po çka me ba. Fati e zi. Atje e kam kushëri. Edhe këtë gruan e kam shumë respekt për të, se ka qenë grua, njeri i urtë, me të tona të mirat. Të shkretët fëmijët. Debate kurrë! Unë kam qenë shpesh herë atje, e kurrë për jetë s’kanë pasur debate, veç duke shkuar mirë,” tha ajo.


Shtuar më 9.07.2026 15:50

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet