NATO deri në vitin 2028? Njohja dhe stabiliteti politik mbeten prova kryesore për Kosovën

Profesori amerikan Daniel Serwer ka vlerësuar se etapa e ardhshme vendimtare për Kosovën është anëtarësimi në NATO, duke shtuar se Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të jetë gati për këtë hap në vitin 2028. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara do të duhet të bindin katër shtetet anëtare të Aleancës që ende nuk e njohin Kosovën, në mënyrë që ta pranojnë atë.

Të lidhura

None found

Ai ka deklaruar për gazetën “Bota sot” se edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të duhej të zvarritej shumë pas kësaj, me kusht që qeveria e ardhshme të tregojë përkushtim serioz për zbatimin e legjislacionit të harmonizuar me BE-në, të cilin Kuvendi e ka miratuar tashmë.

Sipas Serwer, nëse Kosova bëhet pjesë e NATO-s dhe e BE-së, mungesa e anëtarësimit në OKB nuk do të kishte peshë të madhe për të. Ai ka theksuar se kjo e fundit nuk pritet të ndodhë derisa Rusia dhe Serbia të kalojnë në një ringjallje demokratike, diçka që, sipas tij, sot duket vështirë të imagjinohet.

Image

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO u rikthye në qendër të vëmendjes edhe gjatë samitit të NATO-s në Turqi.

Të martën, kryeministri i Holandës, Rob Jetten, shprehu mbështetjen e tij për të ardhmen evropiane të Kosovës. I pyetur nëse Kosova një ditë do të bëhet pjesë e NATO-s, ai u shpreh me shpresë për një zhvillim të tillë.

“Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë”, ka thënë kryeministri holandez.

Eksperti i sigurisë Arben Dashevci, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se rruga drejt NATO-s kërkon angazhim të fuqishëm diplomatik. Sipas tij, Kosova si shtet dhe SHBA si partner strategjik duhet të punojnë për t’i bindur katër vendet anëtare të NATO-s që ende nuk e njohin Kosovën.

Dashevci ka vlerësuar se faktet janë në anën e Kosovës dhe për këtë arsye nevojitet lobim diplomatik. Ai është shprehur se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk duhet të vonohet shumë më pas, pasi, sipas tij, kjo arritje është fituar me meritë, punë profesionale dhe pjesëmarrje në misione paqeruajtëse. Ai ka shtuar se FSK ka qenë aty ku është kërkuar ndihma dhe është e gatshme që tani për çdo mision paqeruajtës në botë, duke përmendur misionet në ishujt Faklland, Turqi, Belize, Gjibraltar, Shqipëri dhe tani misionin e udhëhequr nga SHBA në Gaza etj.

Sipas tij, ndikimi i SHBA-së në bindjen e katër vendeve të NATO-s që ende nuk e njohin Kosovën është vendimtar. Po ashtu, ai beson se hyrja në NATO do ta përshpejtonte edhe procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Image

“Është realiste dhe shans i artë që Kosova të anëtarësohet në NATO deri në fillim vitin 2028 duke pasur parasysh samitin e fundvitit 2027 që mbahet në Shqipëri, kjo është shans i madh për vendin tonë, por politika dhe diplomacia jonë duhet të jetë shumë më aktive në lobim, duhet t’i bind vendet mos njohëse në bashkëpunim me SHBA- të dhe partnerët strategjikë. Duhet t’i kemi institucionet stabile dhe jo të kemi zgjedhje çdo 6 muaj, duhet strategji dhe konsolidim, qëndrueshmëri institucionale. Roli i Shteteve të Bashkuara në bindjen e katër vendeve të NATO-s që ende nuk e njohin Kosovën është krucial, vendimtarë mendoj unë. Anëtarësimi në NATO do ta përshpejtonte automatikisht edhe rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe këtu nuk ka dyshime sepse kur je nën ombrellën e sigurisë kolektive që quhet NATO, automatikisht do ishim edhe pjesë e vendeve 27 anëtare të BE- së, kemi përvojën, janë këtu me misionet e tyre dhe është lehtësim kur janë të dislokuara tash e 26 vite në vendin tonë”, ka theksuar eksperti i sigurisë.

Nga ana tjetër, politologu shqiptar në Bruksel, Ramadan Gjanaj, ka thënë për “Bota sot” se synimi që Kosova të anëtarësohet në NATO deri në vitin 2028 është ambicioz, por jo i pamundur.

Ai ka sqaruar se, edhe pse nga aspekti ushtarak FSK po e vazhdon transformimin dhe sipas autoriteteve të Kosovës pritet t’i arrijë kapacitetet e plota operative deri atëherë, hyrja në NATO nuk përcaktohet vetëm nga kriteret teknike apo ushtarake. Sipas tij, vështirësitë kryesore janë të natyrës politike.

Gjanaj ka nënvizuar se katër vende anëtare të NATO-s – Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia – vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, gjë që e bën të vështirë arritjen e konsensusit të domosdoshëm brenda Aleancës. Ai ka shtuar se ekziston edhe një kufizim më themelor, pasi NATO, e mbështetur mbi nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, heziton të pranojë një shtet statusi i të cilit vazhdon të kontestohet nga fqinji i tij i drejtpërdrejtë dhe ku disa çështje të sovranitetit mbeten të hapura.

Sipas tij, Kosova nuk është në të njëjtën pozitë me Ukrainën, e cila ndodhet në luftë, por gjithsesi përballet ende me një mosmarrëveshje politike të pazgjidhur me Serbinë. Kjo pasiguri, ka thënë ai, i shtyn disa aleatë të tregojnë kujdes.

Politologu ka shtuar se si NATO, ashtu edhe Bashkimi Evropian, prej dekadash ndjekin logjikën e “stability first”, duke synuar të integrojnë vende që rrisin stabilitetin e organizatës dhe të shmangin sjelljen brenda saj të konflikteve apo mosmarrëveshjeve territoriale të pazgjidhura.

Për të ilustruar këtë qasje, ai ka përmendur rastet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës para vitit 2022, si dhe rastin e Kroacisë. Sipas tij, negociatat e Kroacisë për anëtarësim në BE u bllokuan nga Sllovenia për shkak të mosmarrëveshjes kufitare, dhe vetëm pas marrëveshjes për arbitrazh në vitin 2009 u hoq vetoja, duke i hapur rrugën Kroacisë që të përfundonte negociatat dhe të anëtarësohej në BE në vitin 2013.

Gjanaj ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk kërkonte medoemos zgjidhjen përfundimtare të asaj mosmarrëveshjeje, por kërkonte siguri se ekzistonte një mekanizëm i besueshëm që ajo të mos kthehej më vonë në problem të brendshëm të Unionit. Sipas tij, Kosova sot përballet me një sfidë edhe më të ndërlikuar, pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me një mosmarrëveshje kufitare, por me faktin që statusi i saj vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe nga disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së.

I pyetur për rolin e SHBA-së në bindjen e katër vendeve mosnjohëse të NATO-s, Gjanaj ka thënë se ai do të ishte pa dyshim vendimtar, por jo i mjaftueshëm në vetvete. Sipas tij, Uashingtoni mbetet aktori me peshën më të madhe politike dhe strategjike në Aleancë, dhe nëse do ta konsideronte anëtarësimin e Kosovës si prioritet strategjik, do të kishte aftësi të madhe për të ndikuar te aleatët.

Megjithatë, ai ka theksuar se secili prej katër shteteve që nuk e njohin Kosovën ka arsyet dhe kufizimet e veta të politikës së brendshme. Spanja, sipas tij, mbetet e ndjeshme për shkak të çështjes së Katalonjës; Rumania dhe Sllovakia tregohen të kujdesshme për çështjet që lidhen me pakicat kombëtare; ndërsa Greqia, megjithëse ka zhvilluar marrëdhënie më konstruktive me Kosovën në vitet e fundit, ende nuk e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e saj.

Po ashtu, Gjanaj ka nënvizuar se SHBA do ta kishte të vështirë të investonte kapital të madh diplomatik për t’i bindur këto katër vende, nëse njëkohësisht Prishtina dhe Beogradi nuk japin sinjale të qarta se janë të gatshëm të zbatojnë angazhimet që kanë marrë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Uashingtoni.

Ai ka kujtuar se prej disa vitesh administratat amerikane kanë theksuar vazhdimisht se Marrëveshja e Brukselit dhe sidomos Marrëveshja e Ohrit nuk janë thjesht deklarata politike, por obligime që duhet të zbatohen nga të dyja palët. Përderisa zbatimi i tyre mbetet i bllokuar, sipas tij, Uashingtoni do ta ketë të vështirë t’i bindë disa aleatë se rajoni është stabilizuar mjaftueshëm për një hap të ri si anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Gjanaj është shprehur se fuqia diplomatike e Shteteve të Bashkuara lidhet edhe me kredibilitetin e vetë palëve. Sa më shumë që Kosova dhe Serbia të tregojnë gatishmëri për t’i respektuar angazhimet e marra dhe për të avancuar drejt normalizimit, aq më të forta do të jenë argumentet e Uashingtonit për t’i bindur vendet hezituese.

Sipas tij, SHBA mbetet mbështetësi kryesor strategjik i Kosovës, por pikërisht për këtë arsye pret nga udhëheqësit e saj që të dëshmojnë besueshmëri duke respektuar angazhimet ndërkombëtare që i kanë pranuar vetë. Ai ka shtuar se në diplomacinë amerikane mbështetja politike zakonisht shoqërohet me pritjen që partnerët të jenë të parashikueshëm, të besueshëm dhe të respektojnë obligimet që marrin përsipër.

Lidhur me raportin mes NATO-s dhe integrimit evropian, Gjanaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Aleancë do të sillte një dinamikë pozitive edhe për procesin drejt BE-së, por kjo nuk do të ishte automatike, pasi dy proceset ndjekin logjika të ndryshme.

Ai ka sqaruar se Bashkimi Evropian nuk vlerëson vetëm dimensionin e sigurisë, por edhe funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, reformat ekonomike dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Për më tepër, Kosova përballet edhe me një pengesë shtesë, pasi pesë shtete anëtare të BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Sipas Gjanajt, përderisa kjo çështje nuk gjen një zgjidhje graduale, anëtarësimi do të mbetet para së gjithash një vendim politik. Ai ka theksuar se, njësoj si NATO, edhe Bashkimi Evropian synon të integrojë shtete, mosmarrëveshjet kryesore gjeopolitike të të cilave janë stabilizuar mjaftueshëm. Në këtë kuptim, ai ka theksuar se Kosova nuk është në luftë, por statusi i saj ndërkombëtar vazhdon të kontestohet pjesërisht, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk ka arritur ende një përfundim të qëndrueshëm.

Ai ka paralajmëruar se nuk duhet ngatërruar shkaku me pasojën. Sipas tij, nuk është anëtarësimi në NATO ai që do ta nisë normalizimin, por përkundrazi, është përparimi i besueshëm në procesin e normalizimit ai që e bën më të mundshëm anëtarësimin.

Gjanaj ka vlerësuar se një zbatim gradual i Marrëveshjes së Brukselit dhe Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me përparimin në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do ta forconte ndjeshëm pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe do t’ua lehtësonte partnerëve perëndimorë argumentimin politik në favor të integrimit të saj euroatlantik.

Në fund, ai ka përfunduar se anëtarësimi në NATO do ta forconte pa dyshim kandidaturën evropiane të Kosovës, por nuk do t’i hapte automatikisht dyert e Bashkimit Evropian. Sipas tij, ecja e dialogut me Serbinë, konsolidimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe vullneti politik i shteteve anëtare do të mbeten po aq vendimtarë sa edhe përmbushja e kritereve teknike. Ai ka theksuar se si NATO, ashtu edhe BE, nuk integrojnë vetëm shtete që plotësojnë standardet teknike, por mbi të gjitha shtete për të cilat vlerësohet se mosmarrëveshjet kryesore gjeopolitike janë stabilizuar mjaftueshëm që të mos kthehen në probleme të brendshme të vetë organizatës. Sipas tij, kjo mbetet sfida më e madhe që Kosova duhet të kapërcejë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.


Shtuar 9.07.2026 10:25

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoPusulabetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobet