I ftuar në emisionin Pressing në T7, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, u pyet për inspektimet e kryera javën e kaluar në qumështoren Vita.
Të lidhura
None found
Muja tha se, që nga fundi i vitit 2023, në Kosovë importi i qumështit pluhur është rritur dhjetëfish, duke e cilësuar këtë si tri vite me import rekord të qumështit pluhur.
Ai shtoi se shoqatat i kanë referuar edhe një tjetër shqetësim: përdorimi masiv i vajit të palmës gjatë viteve 2024 dhe 2025 është trefishuar në krahasim me vitet paraprake.
I pyetur se cila shoqatë kishte dhënë alarmin, Muja u përgjigj: “Shoqata e prodhuesve të qumështit”.
