Është bërë publike fotografia familjare e darkës shtetërore që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, organizoi në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive që po marrin pjesë në Samitin e NATO-s, i cili po zhvillohet në Ankara.
Samiti ka nisur këtë të martë dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke bashkuar drejtuesit e vendeve anëtare të Aleancës për të trajtuar çështjet më të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes.
Të lidhura
None found
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në pritjen dhe darkën zyrtare, ku u mirëprit nga Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë, Emine Erdogan.
Kjo ceremoni, ku morën pjesë edhe bashkëshortët e liderëve të pranishëm, konsiderohet një nga momentet tradicionale dhe simbolike të samiteve të NATO-s, përpara fillimit të sesioneve zyrtare të punimeve.
