Sipas të dhënave mbi lejet e qëndrimit dhe të punës të dhëna nga autoritetet kroate, gjatë këtij viti në Kroaci punojnë 6.849 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Të lidhura
None found
Të njëjtat shifra tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti, Kroacia ka lëshuar gjithsej 80.780 leje pune dhe qëndrimi për qytetarë nga vende të treta.
Numrin më të lartë të lejeve e kryesojnë shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës me 14.799, ndërsa pas tyre renditen 12.911 punëtorë nga Seria Leone, 12.622 nga Filipinet, 11.441 nga Nepali dhe 4.969 nga India. Në Kroaci janë të punësuar gjithashtu 3.515 punëtorë nga Uzbekistani, 2.723 nga Kosova, 1.466 nga Egjipti dhe 1.311 nga Shqipëria.
Nga Oda Ekonomike e Kroacisë bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e fuqisë punëtore të huaj është e përqendruar në turizëm, hotelieri dhe ndërtimtari, megjithëse ka të punësuar edhe në industri, transport, komunikim dhe tregti. Sipas tyre, pagat relativisht të larta dhe kushtet e favorshme të punës mbeten arsyet kryesore që i shtyjnë punëtorët e huaj të shkojnë në Kroaci.
