Ditmir Bushati: Fryma e revoltës nuk shuhet, 36 ditë sheshet të mbushura për dorëheqjen e Ramës, protesta ngrihet kundër arrogancës dhe aleancës politikë-krim, ndryshimi është i pashmangshëm

E ARDHMJA ËSHTË KËTU

Gjatë këtyre javëve, sa herë që kam udhëtuar për punë apo kam folur me miq në takime dhe në telefon nga vende të ndryshme të botës, jam ndier krenar për vlerësimin që kam dëgjuar për Shqipërinë. Mbulimi i protestave disa-javore nga mediat ndërkombëtare me reputacion e ka paraqitur vendin tonë si një shoqëri me ndërgjegje qytetare dhe ndjenjë solidariteti.

Të lidhura

None found

Nuk ka ndoshta një pasqyrë më të mirë se ajo që krijohet pa kosto financiare, por me energjinë e gjallë të një komuniteti që ngrihet në mbrojtje të vendit të vet.

Ngjarjet në Shqipëri po nxjerrin në pah shqetësime të thella, të cilat kërkojnë reflektim serioz dhe hapa me përmbajtje për modelin demokratik dhe të zhvillimit të vendit.

Së pari, pjesa më e madhe e protestuesve i përket brezit të tranzicionit të nisur në vitin 1990 dhe që ende nuk ka përfunduar. Ata nuk janë formuar nën frikën e komunizmit, as nën idenë e një armiku të jashtëm. Për këtë arsye, gjuha përçarëse sjell efekt të kundërt. Në rajonin tonë, vetëm Shqipëria dhe Serbia nuk e kanë kapërcyer ende brezin e liderëve simbol të tranzicionit, ndonëse për arsye krejt të ndryshme. Ndryshe nga serbët, shqiptarët e kanë të qartë se vendi i tyre i përket familjes europiane.

Për fëmijët e tranzicionit, modeli i jetës normale nuk është Shqipëria e komunizmit. Nuk është as ajo e kioskave dhe firmave piramidale. As Shqipëria e betonit, që prodhon lidhje varësie mes pushtetit politik, fitimit dhe fantazisë arkitektonike, por jo mirëqenie shoqërore. Përkundrazi, për ta Shqipëria e duhur është ajo e mundësive të barabarta dhe e ngushtimit të hendekut të padurueshëm mes pritshmërive dhe realitetit. Është Shqipëria ku demokracia nuk negociohet dhe nuk deformohet.

Së dyti, përgjatë këtyre javëve vendi po përjeton një çlirim emocional kolektiv, i cili nuk ndërmjetësohet nga partitë, udhëheqësit apo institucionet. Qytetarët nuk po dalin vetëm kundër arrogancës, personalizimit ekstrem të pushtetit dhe aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, krimit të organizuar dhe medias. Ata po përjetojnë edhe ndjesinë e solidaritetit, dinjitetit dhe vetëdijen për interesin publik.

Një nga produktet më të rëndësishme të kësaj proteste, sado e larmishme të jetë ajo, mbetet katarsisi shoqëror. Paralelisht po ndërtohet edhe një terren i ri për një praktikë më të besueshme demokratike, që mund ta kthejë energjinë e shesheve në realitet politik.

Së treti, Shqipëria nuk ka gëzuar kurrë kaq shumë simpati në arenën ndërkombëtare. Gjatë luftës në Kosovë, vëmendja ndaj vendit tonë lidhej kryesisht me bujarinë e shqiptarëve për të strehuar motrat dhe vëllezërit nga Kosova. Sot, kjo vëmendje ka një tjetër arsye: qytetarët po kërkojnë të shkëputen nga një model politik dhe ekonomik që ka mbytur konkurrencën dhe meritokracinë. Është një model i ngritur në kurriz të brezave të kaluar dhe atyre që vijnë: të parëve duke u marrë kontributin, të dytëve duke u rrënuar trashëgiminë.

Së katërti, pasqyrimi i përditshëm i protestave në Shqipëri nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, me fokus te shkaqet reale të zemërimit qytetar dhe te mobilizimi i diasporës sonë si kurrë më parë, është investimi më i mirë për imazhin tonë si popull dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.

Rruga jonë drejt BE-së është penguar pikërisht nga plagët kundër të cilave po protestohet sot: korrupsioni i gjerë, krimi i organizuar, institucionet e politizuara dhe kapja oligarkike e pasurive publike. Ajo që po ndodh tani është kundërprova më e fortë që është parë ndonjëherë. Shqiptarët po kërkojnë të vihen në jetë standardet europiane. Ata po luftojnë me këmbëngulje për demokraci, liri, barazi, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror. Po bëjnë atë që bëjnë qytetarët e përgjegjshëm në çdo demokraci europiane: po projektojnë ndryshimin nga poshtë lart, drejt një modeli të ri për një Shqipëri të re.

Më në fund, por jo më pak e rëndësishme, fryma e protestës nuk mund të shuhet, sepse tashmë ajo është më e madhe se zemërimi që shfaqet në rrugët e Shqipërisë apo në hapësirën digjitale. Ta mohosh këtë realitet vetëm sa e rrit koston e një ndryshimi që është i pashmangshëm. Shqipëria ka kaluar sprova të mëdha duke qëndruar e bashkuar. Ky moment kërkon më shumë atdhedashuri, përgjegjësi, etikë, ide, përqendrim forcash dhe guxim.

Nga; Ditmir Bushati


grandpashabet girişTulipbetHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetBelugabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetciobetcio giriş