Temperaturat rekord nxjerrin jashtë pune superkompjuterin e IA në Britani, ndalen përkohësisht kërkimet për vaksinën kundër kancerit

Një nga superkompjuterët më të avancuar të inteligjencës artificiale në Mbretërinë e Bashkuar ka ndërprerë funksionimin pas temperaturave rekord të larta që përfshinë vendin në fund të qershorit, çka ka sjellë pezullimin e përkohshëm të disa projekteve shkencore me rëndësi, mes tyre kërkimet për vaksinën kundër kancerit dhe studimet për ndryshimet klimatike.

Të lidhura

None found

“Dawn”, superkompjuteri që i përket Universitetit të Kembrixhit, u fik më 27 qershor, pasi qendra e të dhënave ku është vendosur hasi probleme teknike të lidhura me sistemin e ftohjes gjatë valës së të nxehtit. Universiteti njoftoi se rikthimi i aksesit pritet të fillojë të hënën.

Drejtori i projektit britanik për Inteligjencën Artificiale dhe Superkompjuterët në zhvillimin e vaksinës kundër kancerit në Universitetin e Oksfordit, Lennard Lee, bëri të ditur se ndërprerja ka bllokuar përkohësisht aktivitetin e studiuesve.

“Superkompjuteri Dawn është jashtë funksionit. Kjo do të thotë se projektet tona janë pezulluar përkohësisht. Fatmirësisht nuk ka humbje të të dhënave dhe nuk do të jetë e nevojshme të përsërisim punën e kryer deri tani”, u shpreh ai.

Sipas Universitetit të Kembrixhit, shkaku i problemit ishte i lidhur me vështirësi teknike të nxitura nga temperaturat e larta, ndërsa sistemi i ftohjes tashmë është rikthyer plotësisht në punë.

Me vlerë investimi prej miliona paundësh, “Dawn” vihet në përdorim nga dhjetëra grupe shkencore në Britani. Ai ka kontribuar në zhvillimin e teknologjive që mund të shpejtojnë krijimin e vaksinave të personalizuara kundër kancerit, si edhe në zbulimin e tumoreve në skanimet e veshkave përmes inteligjencës artificiale.

Përtej fushës së mjekësisë, ky sistem përdoret edhe nga ekspertët e klimës. British Antarctic Survey e ka përdorur për të parashikuar ndryshimet në akullin detar të Antarktidës, ndërsa edhe modele të tjera klimatike mbështeten te fuqia e tij llogaritëse.

Profesori i informatikës me performancë të lartë në Universitetin e Bristolit, Simon McIntosh-Smith, ngriti shqetësimin se valët e të nxehtit, që po bëhen më të shpeshta, mund të sjellin vështirësi të mëdha për superkompjuterët.

Ai tha se këto sisteme përbëjnë burime thelbësore për kërkimin shkencor dhe se çdo ndërprerje e tyre reflektohet drejtpërdrejt te projekte të rëndësishme.

Sipas tij, ngritja e një infrastrukture që mund të përballojë temperatura deri në 50 gradë Celsius është e realizueshme nga ana teknike, por do të kërkonte investime shumë më të larta.

Në një njoftim të brendshëm, Universiteti i Kembrixhit e lidhi ngjarjen me një problem në sistemin e ftohjes së qendrës së të dhënave në West Cambridge.

Megjithatë, kompania franceze Legrand, pronare e USystems, e cila ka furnizuar teknologjinë e ftohjes, deklaroi se pajisjet e saj punuan sipas specifikimeve teknike dhe se gjatë incidentit nuk pësuan asnjë defekt.

Dokumente të publikuara më herët tregojnë se universiteti kishte diskutuar që në muajin dhjetor nevojën për ndërhyrje urgjente për përmirësimin e infrastrukturës së ftohjes në këtë qendër, por ende nuk dihet nëse këto investime janë kryer.


Shtuar 6.07.2026 09:58

grandpashabet girişTulipbetHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetBelugabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetciobetcio giriş