Mesditën e kësaj të diele, flakët kanë përfshirë një zonë me ullinj në Drizë, në bashkinë Fier.
Menjëherë pas sinjalizimit të bërë nga banorët, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa përhapja e tij po ndihmohet nga era.
Të lidhura
None found
Në aksion janë përfshirë edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit duke përdorur mjete rrethanore.
Sipas banorëve, edhe pse vatra e zjarrit është larg zonës së banuar, ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve në parcela.
