Një ngjarje rrugore ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në segmentin Tepelenë–Krahës, në zonën e njohur si “Mogila”, ku janë përfshirë dy mjete.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti i drejtuar nga K. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me një taksi që drejtohej nga K. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Të lidhura
None found
Si rezultat i aksidentit janë lënduar shoferi i taksisë dhe tre pasagjerë. Personat e plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
