Franca ka siguruar një vend në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi fitoi 1-0 ndaj Paraguait në përballjen e vlefshme për fazën e 1/8 së finales.
Të lidhura
None found
Takimi nisi i ekuilibruar dhe me pak mundësi të pastra për gol. Paraguai u paraqit i organizuar në mbrojtje, ndërsa Franca e pati të vështirë të gjente hapësira në prapavijën kundërshtare.
Pas pushimit, francezët shtuan presionin dhe u shfaqën më të rrezikshëm në sulm. Në minutën e 54-të, Manu Kone tentoi me një goditje të fuqishme nga largësia, por Orlando Gill ndërhyri në mënyrë vendimtare duke e dërguar topin në këndore.
Rasti që vendosi ndeshjen ndodhi në minutën e 65-të, kur Doue u ndal në zonë pas një përplasjeje me mbrojtësit paraguajanë. Gjyqtari Ilgiz Tantashev në fillim lejoi vijimin e lojës, por më pas, pas konsultimit me VAR në minutën e 67-të, vendosi penallti për Francën.
Në minutën e 70-të, Kylian Mbappe mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe nuk gaboi, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë për 1-0.
Falë këtij triumfi, Franca avancon në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, aty ku do të përballet me Marokun në një ndeshje shumë interesante, që pritet të jetë një nga duelet më të forta të këtij edicioni.
