Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagoi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar të shtunën.
Përmes postimit të tij, ai publikoi pamje ku disa protestues shfaqeshin duke mbajtur një arkivol në duar, ndërsa e cilësoi këtë skenë si të turpshme. Sipas Braçes, arkivoli nuk ka asnjë lidhje me poezinë, por është simbol i vetë vdekjes.
Të lidhura
None found
Në reagimin e tij, Braçe shkruan: “BULEVARDI I TIRANËS, SOT.
NEEEEVEEEERIIIIIII!
SHQIPËRIA E RE ME KËTË PAMJE ËSHTË EKSTREMISTE, E TURPSHME, E PAPRANUESHME!
Dhe mos u mundoni ta justifikoni;
ARKIVOLI NUK ËSHTË POEZI!
Arkivoli këtu e kudo, në çdo vend dhe për çdo popull, ka vetëm një funksion e një kuptim – VDEKJE!
Kjo që shoh është përtej urrejtjes, është qëllimi i ekstremizmit të dhunshëm që po dominon prej ditësh këtë vend!
DEMOKRACIA LIBERALE E EVROPËS KU JETOJMË, KU PO NEGOCIOJMË E PLOTËSOJMË KUSHTET E SAJ, NUK KA LIDHJE ME KËTË NDYRËSI EKSTREMISTE!
Refuzojeni! NUK MUND TË JETË KJO E ARDHMJA E KËTIJ VENDI!”
