Dega e LDK-së në Austri, përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Të lidhura
None found
Kjo kërkesë i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi kjo Degë ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ishte i dobët dhe se përgjegjësia duhet të merret nga të gjithë.
Në takimin e zhvilluar më 3 korrik në Austri, ku morën pjesë edhe 5 kryetarë të nëndegëve të LDK-së në Austri, është çmuar si e nevojshme që përgjegjësia të merret, në veçanti nga udhëheqja e partisë.
“Kerkesë per zgjedhje të pergjithshme
I nderuar z. Lumir Abdixhiku e nderuara kryesi e LDK – së. Me poshtë gjeni kerkesën e degës së Ldk në Austri,
-Në mbledhjen e mbajtur të Deges së LDK në Austri, se bashku me Kryetarët e pese nëndegëve, u analizua rezultati i dobet ne zgjedhjet e gershorit. Gjatë diskutimeve u vlerësua se eshtë e domosdoshme marrja e pergjegjesisë nga të gjithë ne, e sidomos nga lidershipi i partisë.Njezeri u vendos dhe kerkohet, qe LDK te shkoje ё zgjedhje të përgjithshme dhe të bëhen reforma thelbesore .Njëkohësisht, shprehim falënderimin tonë për Kryetarin Abdixhiku për kontributin e deri tashëm”, thuhet në e-mailin e siguruar nga ekspres.
Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i kryetarit është bërë edhe nga disa degë në Kosovë, mes tyre Peja, Lipjani dhe një degë në Prishtinë. Sidoqoftë, Abdixhiku u është përgjigjur këtyre thirrjeve duke kërkuar dorëheqjen e Degëve të Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit.
Këto zhvillime kishin prodhuar përplasje të brendshme publike në LDK. Megjithatë, në një mbledhje të kolegjiumit të Degëve të LDK-së, shumica votuan kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhiku.
