Inteligjenca artificiale rikthen Titanikun e vitit 1912 në një video që të çon pas në kohë

Mbi një shekull pas mbytjes së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një formë të re për ta përjetuar këtë ngjarje historike.

Një video e ndërtuar me ndihmën e teknologjisë AI rindërton me hollësi mbresëlënëse pamjen dhe atmosferën e anijes së famshme, duke i çuar shikuesit virtualisht në vitin 1912.

Të lidhura

None found

Autorja e kanalit Chloe VS History është krijuesja e kësaj videoje, duke u mbështetur në fotografi dhe ilustrime autentike të periudhës. Nëpërmjet mjeteve të Inteligjencës Artificiale, këto materiale historike janë kthyer në imazhe 3D fotorealiste, në një realizim që i ngjan një produksioni kinematografik.

Në këtë video, krijuesja paraqitet sikur ka bërë një udhëtim pas në kohë dhe i shoqëron shikuesit nëpër hapësirat e Titanikut. Ajo ndalet në korridoret dhe kabinat e klasit të tretë, aty ku pasagjerët shpresonin për një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, si edhe në ambientet luksoze të klasit të parë, ku përfshihen sallat madhështore, restorantet elegante dhe shkallët ikonike të anijes.

Rikrijimi përfshin edhe vetë itinerarin historik të Titanikut, që u nis nga Southampton më 10 prill 1912 drejt New York-un, me mbi 2,200 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord. E cilësuar si një mrekulli inxhinierike e asaj kohe, anija u godit nga një ajsberg në Atlantikun e Veriut natën e 14 prillit dhe u mbyt disa orë më pas, duke lënë pas rreth 1,500 viktima.

Pika kulmore e videos është rikrijimi i çasteve dramatike të natës së fundosjes, duke sjellë një perspektivë të re mbi një prej tragjedive detare më të mëdha në histori.

Ky projekt dëshmon se Inteligjenca Artificiale mund të shfrytëzohet për ta afruar historinë më shumë me publikun, duke bashkuar burimet historike me teknologjinë bashkëkohore në një përvojë vizuale njëkohësisht edukative dhe mbresëlënëse.


Shtuar 4.07.2026 11:25

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom