Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Blendi Gonxhja dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, të cilët janë shprehur se pas protestave që po vijojnë prej 34 ditësh qendron Moska.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Ruse u shpreh se deklarata të tilla krijojnë habi, ndërsa shtoi se deklarata të tilla nuk janë të parat që bëhen, që tregojnë që qeveria kërkon armiq edhe aty ku nuk ka.
Të lidhura
None found
Reagimi i plotë:
Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.
❗️Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve.
Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit “ndikim dashakeq” të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty, ku nuk ekzistojnë.
