Skuadra e Tottenham Hotspur është gati të bëjë transferimin e parë në formë shkëmbimi.
Ky shkëmbim thuhet të jetë puna e Drejtorit sportiv të ri të Tottenhamit, Fabio Paratici i cili erdhi nga Juventusi.
Fjala bëhet për Eric Lamelan dhe Bryan Gil i cili do të vijë nga Sevilla.
Në bazë të marrëveshjes, Sevilla do të marrë 25 milionë euro plus Lamela do të firmosë kontratë tre vjeçare.
Gil shihet njëri nga talentët më të mëdhenj në Spanjë.