Ambasada e SHBA-së në RMV njofton se nga 15 korriku pagesat do të bëhen ekskluzivisht online

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka bërë të ditur se nga 15 korriku 2026 do të vendoset një sistem i ri pagese për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë, që përfshijnë pasaportat dhe shërbimet noteriale.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, në sportelin konsullor nuk do të pranohen më para në dorë, kartela krediti apo asnjë formë tjetër pagese. Të gjitha detyrimet do të duhet të paguhen paraprakisht në internet, përmes portalit zyrtar Pay.gov.

Qytetarët amerikanë që kanë takim në Ambasadën e SHBA-së në Shkup duhet të hyjnë në portal, të kryejnë pagesën online dhe më pas të printojnë konfirmimin elektronik, të cilin duhet ta paraqesin gjatë takimit të tyre personal.

“Duke filluar nga data 15 korrik 2026, Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem pa para të gatshme dhe pa kartela krediti për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (shërbimet e pasaportave dhe noterisë).

Çfarë po ndryshon?

Paratë në dorë (kesh), kartat e kreditit ose çdo formë tjetër pagese NUK do të pranohen më në sportelin konsullor.

Çfarë duhet të bëni?

Të gjitha pagesat duhet të kryhen online përpara takimit tuaj përmes portalit zyrtar qeveritar të SHBA-së në Pay.gov.

Mos harroni:

Duhet të hyni në portal, të printoni konfirmimin elektronik të pagesës nga Pay.gov dhe ta merrni atë me vete në takimin tuaj personal në Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Për detaje të plota, vizitoni faqen zyrtare të Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut https://mk.usembassy.gov/services/”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Telegrafi/

Për më shumë informacion, ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të konsultojnë faqen e saj zyrtare.


Shtuar 2.07.2026 18:19

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet