Marjana Koçeku, deputetja socialiste e njohur ndryshe si Neomalsorja, ka reaguar për dhunën policore të ushtruar sot ndaj protestuesve përpara Parlamentit.
Ajo shprehet se e ka ndjekur me shqetësim situatën, ndërsa akuzon qeverinë se, në mungesë të argumenteve bindëse, po ofron si të vetmin mesazh politik dhunën. Sipas saj, historia tregon se asnjë pushtet nuk e ka zgjatur qëndrimin e vet duke goditur qytetarët.
Të lidhura
None found
“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.
Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.
Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”, shkruan ajo.
