Gjatë një interviste në “News24”, analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet më të fundit politike, duke u ndalur veçanërisht te protesta e mbajtur sot përpara Kuvendit.
Sipas Lubonjës, qytetarët që kanë protestuar gjatë gjithë këtyre ditëve kanë realizuar një revolucion paqësor.
Të lidhura
None found
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndaj protestuesve ka përdorur një gjuhë të dhunshme dhe denigruese.
Lubonja shprehu kritika edhe ndaj Presidentit Begaj, duke e cilësuar të turpshme mungesën e çdo reagimi nga ana e tij.
“Rama ka përdorur një gjuhë dhune, një gjuhë denigrimi, një gjuhë shumë të poshtër ndaj protestuesve në shesh. Kuptohet që qeveria ka një mllef të madh që ta shkarkojë ndaj protestuesve dhe mezi pret që të hidhen disa vezë që të vërshojnë drejt protestuesve. Në një demokraci policia ka detyrë të mbrojë qytetarët nga kriminelët. Por ky është një shtet i kapur nga krimi. Dhe duhet kuptuar se është një ndeshje mes bandës kriminale të shtetit dhe një protestuesve paqësorë. Ajo që mungon në mes duhet drejtësia. Çfarë bën Presidenti që nuk thotë asnjë fjalë, as nuk ka turp ai. Nuk ka turp ai që rri në atë kolltuk dhe shkon e bën vizita në botë. Si nuk reagon. Kjo i bën njerëzit të revoltohen edhe më shumë”, tha ai.
