Ronaldo publikon mesazh para sfidës me Kroacinë, postimi afrohet te 4 milionë pëlqime

Pak orë përpara përballjes së Portugalisë me Kroacinë në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës, Cristiano Ronaldo u ka bërë thirrje tifozëve të kombëtares së tij përmes rrjeteve sociale.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në mbrëmje në Toronto, ndërsa skuadra që fiton siguron kalimin në 1/8-tën e finales, ku më pas do të ndeshet me Spanjën ose Austrinë.

Të lidhura

None found

Ylli portugez publikoi një mesazh të shkurtër në gjuhën e tij amtare: “Bëjeni të ndihemi si në shtëpi”, duke u kërkuar bashkëkombësve që të jenë sa më të shumtë në stadium dhe të krijojnë një ambient sa më mbështetës për ekipin.

Deri në orën 14:00 të së enjtes, ky postim kishte grumbulluar pothuajse katër milionë pëlqime.

Kapiteni 41-vjeçar deri tani ka realizuar dy gola në këtë Kupë Bote. Të dy i shënoi ndaj Uzbekistanit në triumfin 5-0 të Portugalisë, ndërsa mbeti pa gol në përballjet e tjera të fazës së grupeve kundër Kolumbisë dhe RD të Kongos.

Portugalia e mbylli Grupin K pa pësuar humbje, por paraqitjet e saj nuk lanë ndonjë përshtypje të madhe, ndaj dueli me Kroacinë po vlerësohet si testi i parë serioz i ekipit në fazën me eliminim.

Mbrëmjen e sotme, Ronaldo dhe Luka Modric, ish-shokë skuadre për shumë vite te Real Madridi, mund të përballen për herë të fundit në karrierat e tyre.


jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomcasibomjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet