Qytetari i revoltuar: Ne u japim ujë dhe trëndafila, ata na dhunojnë! Nuk kanë mëshirë, tani do përballen me popullin, të rrëzojmë regjimin

Ditën e sotme, dhuna e Policisë para parlamentit dhe arrestimet e panumërta kanë irrituar qytetarët e shumtë, të cilët denoncuan agresionin e uniformave blu dhe dëmet fizike që kanë shkaktuar.

Një prej tyre akuzoi uniformat blu se po i dhunojnë pa mëshirë dhe se prej sot do përballeshin me zemërimin e popullit. Ai apeloi për të gjithë qytetarët që të bashkoheshin në protestë për të larguar këtë regjim dhe qeverinë.

Të lidhura

None found

“Ne u japim ujë policëve, u japim lule dhe trëndafila dhe ata sillen kështu, na dhunojnë pa mëshirë. Tani do përballen me popullin, prej sot do përballen me ne, me popullin. Kanë hedhur gaz pa mëshirë. Këta sot vepruan kundër popullit. Nga sot popullin do ta kenë kundër. Kemi një muaj me ujë dhe me lule. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të jemi të bashkuar”, tha ai mes të tjerash.

Ndërsa një tjetër protestues, bëri thirrje për bashkim të qytetarëve për të rrëzuar regjimin.


Shtuar 2.07.2026 13:29