Njihuni me 5 deputetët që largohen nga Kryesia e PD-së/ Ja kush janë anëtarët e rinj që u zgjodhën nga Këshilli Kombëtar

Këshilli Kombëtar i PD-së ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, ku Ilda Zhulali u shpall si më e votuara, ndërsa Grigels Muçollari kryesoi listën mes burrave me 170 vota. Procesi zgjedhor u zhvillua në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit.

Po ashtu në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshmme, jashtë kryesisë kanë mbetur dhe disa figura të rëndësishme apo deputetë të PD-së. Konkretisht, emra si Arjan Ndoja, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Fidel Kreka dhe Luan Baçi nuk arritën të siguronin një vend në këtë organ drejtues.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që në kryesinë e PD-së janë automatikisht figurat kryesore që kanë drejtimin e PD-së, si kryetari, nënkryetarët, sekretari i PD-së, kryetarja e LDG-së si dhe Kryetari i FRPD-së.

Anëtarët e Kryesisë para zgjedhjeve:

Aldo Bumçi

Bardh Spahia

Belind Këlliçi

Edith Harxhi

Eleina Qirici

Eno Bozdo

Fatbardha Kadiu

Floriana Garo

Florion Mima

Gent Strazimiri

Grigels Muçollari

Ina Zhupa

Jozefina Topalli

Keltis Kruja

Luan Baçi

Mimoza Hajdarmataj

Sorina Koti

Anëtarët e Kryesisë pas zgjedhjeve të 1 korrikut 2026:

Eda Grimci

Edith Harxhi

Florjana Garo

Ilda Zhulali

Lili Sula

Mimoza Hajdarmataj

Andia Ulliri

Desada Xhetani

Fatjon Bathorja

Glauk Olldashi

Lorenca Hoxha

Nikola Kedhi

Atird Hoxha

Dorjan Teliti

Ervin Minarolli

Fisnik Qosja

Gjin Gjoni

Grigels Muçollari

Ilir Alimehmeti

Keltis Kruja


Shtuar 2.07.2026 12:10