IPK feston 20-vjetorin, Hoda: Sundimi i ligjit mbetet synimi ynë, askush s’është mbi të

Në 20-vjetorin e themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, kryeshefi ekzekutiv i këtij institucioni, Kushtrim Hoda, foli për punën e bërë ndër vite dhe për kontributin e IPK-së në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Sipas tij, gjatë këtyre dy dekadave, angazhimi ka qenë i përqendruar në garantimin e ligjshmërisë, si edhe në trajtimin e mijëra ankesave të paraqitura nga qytetarët.

Të lidhura

None found

“Sot shënojmë dy dekada me synim të qartë: sundimin e ligjit. Jemi angazhuar për mijëra ankesa nga qytetarët. IPK-ja sot gëzon besimin e qytetarëve. Kemi dëshmuar se askush nuk qëndron mbi ligjin,” tha Hoda.

Ai theksoi më tej se bashkëpunimi ndërinstitucional ka pasur rol vendimtar në sukseset e Inspektoratit Policor të Kosovës, duke shprehur falënderim për Prokurorinë, Policinë e Kosovës, AKI-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Qeverinë, si dhe Ambasadën e SHBA-së për mbështetjen e dhënë.

Po ashtu, Hoda deklaroi se anëtarësimi i institucionit në mekanizma ndërkombëtarë përbën provë të besimit ndaj IPK-së, ndërsa e cilësoi këtë si një tregues të konsolidimit të institucionit dhe të rritjes së kredibilitetit të tij ndër vite.