Infrakos paralajmëron monitorim me kamera për shkeljet e distancës së sigurisë pranë hekurudhës

Infrakos u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë përdoruesve të rrugëve që kalojnë mbi linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë të zbatojnë distancën e sigurisë prej 3 metrash nga trupi i binarit.

Në njoftim thuhet se në vendkalime janë vendosur laura automatike të pajisura me sistem sensorësh, me qëllim ruajtjen e sigurisë si për trafikun hekurudhor, ashtu edhe për atë rrugor.

Të lidhura

None found

Po në këtë njoftim bëhet e ditur se çdo shkelje e rregullave do të vëzhgohet përmes kamerave dhe, në raste të caktuara, mund të raportohet tek organet kompetente.

Infrakos rikujton se siguria në hekurudhë mbetet përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve.


Shtuar 2.07.2026 11:38