VIDEO/ Policia përdor spraj lotsjellës ndaj protestuesve, disa qytetarë pësojnë komplikacione shëndetësore dhe nuk ndihen mirë!

Këtë të enjte, protestës së qytetarëve para parlamentit, policia i është përgjigjur deri në përdorimin e sprajit lotsjellës për t’i larguar. Nuk kanë munguar tensionet dhe përshkallëzimi i situatës ditën e sotme, teksa protestuesit kishin paralajmëruar grumbullimin para Kuvendit, ndërsa mbahet edhe seanca plenare.

Por gjatë protestës dhe thirrjeve “Parlamenti i krimit”, hedhjes së vezëve dhe miellit, ka ardhur edhe përgjigja dispropocionale e uniformave blu, të cilat në disa raste përdorën edhe spraj djegës për sytë ndaj qytetarëve.

Të lidhura

None found

 

 


Shtuar 2.07.2026 10:27