Tottenham vendos rekord me afrimin e Sandro Tonalit

Tottenham Hotspur ka mbyllur një prej lëvizjeve më të bujshme të këtij afati kalimtar, pasi ka arritur akordin për të marrë Sandro Tonalin nga Newcastle United për një shumë rekord.

Mediat në Angli dhe Itali raportojnë se marrëveshja ka vlerën e 92 milionë funteve, të cilave u shtohen edhe 7.5 milionë funte në bonuse, duke e afruar totalin pranë 100 milionë funteve, ose rreth 115 milionë euro me bonuse.

Të lidhura

None found

Me këtë transferim, Tonali bëhet futbollisti italian më i kushtueshëm në histori, ndërsa nga shitja përfiton edhe Milani, ish-klubi i tij, që kishte mbajtur një përqindje nga kartoni për një transferim të ardhshëm.

Mesfushori italian ka dhënë pëlqimin për një marrëveshje afatgjatë me Tottenhamin, që do të zgjasë gjashtë vite, ndërsa paga e raportuar e tij shkon në rreth 12 milionë euro për sezon.

Pjesa e bonuseve është e lidhur me arritje sportive, mes tyre edhe sigurimi i një vendi në Champions League, duke e bërë marrëveshjen të kushtëzuar edhe nga rezultatet e klubit londinez.

Përmes kësaj lëvizjeje, Tottenham kërkon të rrisë ndjeshëm forcën në mesfushë dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për vitet që vijnë, ndërsa njëkohësisht jep një sinjal të qartë për rivalët në Ligën Premier.

https://x.com/David_Ornstein/status/2072387896003211488


jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetcasibomjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet