Këtë të mërkurë, qytetarë të shumtë kanë filluar sërish grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për protestën e radhës në kryeqytet. Si zakonisht, mbledhja nis në orën 19:00, ndërsa sot shënohet dita e 32-të që ata dalin në protestë.
Në duart e protestuesve shihen flamuj dhe pankarta. Njësoj si në ditët e kaluara, edhe këtë herë pritet që ata të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Gjatë protestës, pjesëmarrësit do të parashtrojnë kërkesat e tyre, ndërsa më pas pritet të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.
Disa ditë më parë, organizatorët publikuan kërkesat kryesore të protestës, ku përfshihet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si edhe ngritja e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
Lajm në përditësim…
