Dhunoi gruan dhe dy fëmijët me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 51 vjeçari

Një 51 vjecar ka dhunuar gruan dhe dy fëmijët që ishin me urdhër mbrojteje.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B.

Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas ka shkuar në banesën ku jeton ajo me dy fëmijët, pasi ishin në proces divorci dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe ndaj 2 fëmijëve.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 51-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.


Shtuar 23.02.2020 14:27