Keqardhje për keqkuptimin, Xhamajka: Nuk e kemi njohur Kosovën (FOTO LAJM)

Xhamajka deri tani nuk ka marrë asnjë vendim rreth njohjes së Kosovës, shtet të pavarur. Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, i ka shkruar Klan Kosovës, Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ-së së Xhamajkës.

Të lidhura

None found

“Çështjet si këto janë në shqyrtim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Megjithatë, tani për tani, Xhamajka nuk ka marrë asnjë vendim rreth çështjes”, thekson komunikata.

Madje kjo Ministri, shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth qëndrimeve për njohje, njofton Klan Kosova.


Shtuar më 23.02.2020 14:22