Trump për bisedimet me Teheranin në Doha: Rezultatet do të vijnë shumë shpejt, Irani s’mund të ketë armë bërthamore

Donald Trump është shprehur optimist për negociatat që po zhvillohen me Iranin, duke thënë se kontaktet janë duke ecur “shumë mirë” dhe duke iu referuar takimeve që po mbahen në Doha.

Nga Baza e Përbashkët Andrews, ku foli para gazetarëve, presidenti amerikan deklaroi se qëndrimi i Teheranit ka pësuar një ndryshim të dukshëm.

Të lidhura

None found

“Irani ka bërë shumë përparim”, u shpreh Trump, ndërsa shtoi edhe se “ne i goditëm shumë fort javën e kaluar”.

Ai përsëriti gjithashtu vijën e ashpër të Uashingtonit për programin bërthamor iranian, duke nënvizuar se “çështja është shumë e thjeshtë: Irani nuk mund të pajiset me një armë bërthamore”.

Në anën tjetër, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se negociatat dhe marrëveshjet e arritura së fundmi kanë nisur të sjellin efekte konkrete në ekonomi.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Fars, Pezeshkian deklaroi se një pjesë e kufizimeve financiare dhe atyre të këmbimit valutor, të cilat kishin rënduar ekonominë iraniane, tashmë janë zbutur. Ai theksoi se vazhdimi i eksporteve të naftës, heqja e disa barrierave ekonomike dhe monetare, si edhe hapja e mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik, përbëjnë rezultatet e para të marrëveshjeve të fundit të përmbyllura nga Teherani.

Këto deklarata të dy liderëve vijnë në një kohë kur në Doha po vazhdojnë bisedimet indirekte mes SHBA-së dhe Iranit, nën ndërmjetësimin e Katarit dhe Pakistanit.

Mediat arabe dhe ato ndërkombëtare raportojnë se në këto kontakte po shënohet përparim, ndërsa burime të cituara prej tyre bëjnë të ditur se është arritur një marrëveshje paraprake për lirimin e 3 miliardë dollarë për Teheranin.

Burime të Al Arabiya dhe Al Hadath thonë se palët kanë rënë dakord fillimisht për mënyrën e shpërndarjes së kësaj shume, ndërsa diskutimet vijojnë për statusin e Ngushticës së Hormuzit, mbi bazën e një propozimi të ri të paraqitur nga Omani. Sipas po të njëjtave burime, delegacionet do të rikthehen në vendet e tyre për konsultime të tjera përpara raundit të ardhshëm të kontakteve.

Bisedimet teknike po zhvillohen në mënyrë indirekte, me Katarin dhe Pakistanin në rolin e ndërmjetësuesve. Delegacioni amerikan po komunikon me ndërmjetësin nga Katari, ndërsa delegacioni iranian po zhvillon takime me ndërmjetësin pakistanez, në përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe për të çuar përpara zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit të dakordësuar për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Një burim diplomatik i njohur me negociatat bëri të ditur se në bisedime po marrin pjesë negociatorë të nivelit të lartë dhe ekipe teknike të specializuara. Reuters raportoi se delegacioni amerikan i Kushner dhe Witkoff kishte përgatitur terrenin gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin e Katarit, por pa marrë pjesë drejtpërdrejt në kontaktet teknike të zhvilluara sot.

https://x.com/clashreport/status/2072301450542154120


Shtuar 1.07.2026 16:37

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş