Avokati Gentian Alimadhi bëri të ditur se protesta kombëtare do të zhvillohet më 4 korrik, ditë kur shqiptarë të diasporës pritet të mbërrijnë në Shqipëri.
Sipas tij, disa grupime janë nisur nga Londra dhe nga Italia, ndërsa në mëngjesin e 4 korrikut ata do të jenë në Shkodër, pasi do të ndiqet sërish linja e veriut.
Të lidhura
None found
Alimadhi sqaroi se zgjedhja e kësaj date lidhet me faktin se 4 korriku është ditëlindja e kryeministrit Edi Rama, por, sipas tij, do të shënojë edhe “vdekjen” e tij politike.
“Më 4 korrik do të bëhet marshimi i lirisë.
Kemi një grupim nga Londra, një nga Parma e Italisë. Do të vijnë dhe do të bjënë linjën e veriut, mëngjesi i datës 4 do t’i gjejë në Shqipëri.
Është data 4 sepse është ditëlindja dhe “vdekja” e Edi Ramës, por edhe dita e Amerikës.
Të sfidojmë vapën dhe t’i tregojmë Edi Ramës se ka dështuar, sfidoni frikën”, tha ai.
