Dhuna ndaj Ilir Demaliajt/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar, zbardhet dëshmia e analistit

Analisti Ilir Demalia, është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij. Në fotot e mëposhtme, dallohet se dëmtimet që i janë shkaktuar Demalisë janë të dukshme në pjesën e fytyrës

Lidhur me këtë ngjarje, të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj analistit, Ilir Demalia, i cili ka pësuar dëmtime në sy. Raportohet se Ilir Demaliaj, ka deklaruar në polici se është dhunuar sapo ka dalë nga banesa e tij në Tiranë.

Sipas kallëzimit, Demalia pretendon se autor i ngjarjes është një banor i zonës, i cili e kishte akuzuar se kishte njoftuar policinë për të gjobitur automjetet e parkuara.

Ndërkohë, policia thote se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ashtu, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak:

Sot, më datë 01.07.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, shtetasi I. D., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 1.07.2026 13:29

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş