Klevis Balliu: Keqqeverisja po vë në rrezik mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmeve se Samiti i NATO-s mund të mos zhvillohet në Tiranë.

Sipas tij, ky rrezik lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si po qeveriset vendi nga Edi Rama.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Balliu shprehet: “Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt një turpi të madh përballë aleatëve tanë. Rrezikimi i Samitit të NATO-s në Tiranë është pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes së tij.”

Ai thekson më tej se prej kohësh ka ngritur alarmin se Shqipëria nuk po përmbush detyrimet ndaj NATO-s, pasi fondet që duhet të përdoreshin për mbrojtjen, sipas tij, po shpërdorohen nga korrupsioni.

Balliu shton se, kur abuzohen paratë e shqiptarëve, mungojnë investimet për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare.

Në vijim të reagimit të tij, deputeti demokrat kujton se ishte Partia Demokratike ajo që e anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe që përmbushi detyrimet ndaj Aleancës.

Sipas Balliut, pas viteve të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria sot rrezikon të humbasë besimin e aleatëve euroatlantikë.


Shtuar 1.07.2026 12:58

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş