Elbasani ndahet me 8 lojtarë para Conference League, mes tyre edhe Xhonatan Lajthtia

Elbasani ka bërë zyrtare largimin e 8 futbollistëve përmes një njoftimi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku në listë bie në sy edhe emri i Xhonatan Lajthisë.

Nënkampionët u kanë kushtuar atyre një mesazh falënderues, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e treguar në çdo minutë me fanellën verdheblu, në një moment kur kontratat e tyre kanë përfunduar me mbylljen e këtij edicioni.

Të lidhura

None found

Klubi thekson më tej se falë angazhimit të tyre u arrit të shkruhej një faqe e rëndësishme në historinë e Elbasanit, ndërsa u realizuan objektiva që do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve, përfshirë edhe kualifikimin për herë të parë në Conference League.

Përveç Xhonatan Lajthisë, nga skuadra janë larguar edhe Isi Manellari, Martin Janacek, Karim Loukili, Emir Azenovic, Ze Gomes, Sigitas Olberkis dhe Blaise Tsague.

Ky largim në grup vjen në një periudhë delikate për Elbasanin, teksa skuadra përgatitet të përballet me BATE Borisov në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve.

“Faleminderit për përkushtimin, seriozitetin dhe pasionin që treguat në çdo minutë të luajtur me fanellën e Elbasanit.

Së bashku arritëm të shkruajmë një kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit, duke përmbushur objektivat dhe duke realizuar arritje historike që do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve tanë.

Ju falënderojmë për kontributin e dhënë dhe ju urojmë suksese në çdo sfidë të ardhshme.”


Shtuar 1.07.2026 12:12

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş