Ronald Koeman largohet nga drejtimi i Holandës pas daljes nga Kupa e Botës

Ronald Koeman ka njoftuar dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës, pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Botës.

“Tulipanët” e mbyllën rrugëtimin e tyre në fazën e 1/16-tës kundër Marokut, ndërsa Koeman e bëri publik vendimin për t’u larguar përmes rrjeteve sociale.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e tij, trajneri holandez shkroi se mbrëmjen e kaluar kishte vendosur t’i jepte fund mandatit si drejtues i ekipit kombëtar të Holandës, pasi skuadra e tij u eliminua nga Maroku me penallti.

Koeman u shpreh se e dhemb fakti që angazhimi i tij me “Portokallinjtë” po përfundon në këtë mënyrë. Ai theksoi se të gjithë kishin ëndërruar një Kupë Bote ku do të bënin histori, por nuk ia dolën, duke shtuar se askush nuk është më i zhgënjyer se ai.

Mes të tjerash, ai deklaroi se si trajner mban përgjegjësinë, duke nënvizuar se kështu është ndier gjithmonë dhe kështu do të ndihet gjithmonë.

Në këtë Kupë Bote, Holanda e mbylli grupin në vendin e parë me shtatë pikë nga tre ndeshje, por në fazën eliminatore u ndal që në pengesën e parë. Ndeshja ndaj Marokut përfundoi 1-1, përpara se holandezët të eliminoheshin me penallti.


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş