Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se dje, më 30.06.2026, rreth orës 18:00, në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, efektivët e SPB Tetovë kanë ndaluar B.S. (54) nga Tetova.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, ai dyshohet për veprën penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës”, e cila sanksionohet nga neni 218 i Kodit Penal.
MPB sqaron se rasti u zbulua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një person që kishte mbërritur me një automjet pasagjerësh “Citroen” me targa të Tetovës dhe po hidhte qese me material të panjohur mbeturinash në lumin Shkumbin, pranë rrugë “Vidoe Smilevski-Bato”.
Pas kësaj, SP Tetovë ndërmori masat dhe aktivitetet përkatëse, identifikoi autorin dhe, sipas autoriteteve, ai e pranoi veprën gjatë një interviste zyrtare.
Nga MPB Maqedoni bëhet e ditur se prokurori publik është njoftuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj B.S do të paraqitet kallëzimi përkatës.

