Një stuhi e fortë me breshër ka goditur Zavalinën në Elbasan, duke shkaktuar dëme të mëdha në pemëtari.
Gjatë natës, moti i keq i shoqëruar edhe me erëra të fuqishme ka prekur rëndë bujqësinë në njësinë administrative Zavalinë.
Të lidhura
None found
Sipas banorëve të zonës, është dëmtuar një sipërfaqe e gjerë toke bujqësore, që përbën edhe një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale.
Banorët tregojnë se reshjet e breshrit kanë zgjatur vetëm disa minuta, por intensiteti i tyre ka qenë aq i lartë, sa pemëve frutore u janë hequr gjethet dhe prodhimi i këtij viti është shkatërruar tërësisht.
Mollët, kumbullat dhe vreshtat e rrushit, që ndodheshin në fazën e rritjes së frutit, kanë pësuar dëme pothuajse 100%.
Dëmtime të mëdha janë regjistruar edhe te perimet e stinës, si edhe në sipërfaqet e mbjella me misër.
Fermerët po kërkojnë mbështetje financiare, pasi thonë se pa ndihmën e shtetit e kanë të pamundur të rikuperohen nga ky dëm.
