Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pasi ishte marrë e pandehur nga SPAK nën akuzën për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vlerësoi se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk u arrit të provohej se Bufi kishte konsumuar veprën penale për të cilën ishte akuzuar.
Të lidhura
None found
Gjatë gjithë këtij procesi, Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë. Më herët, në pretencën e saj, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg.
Sipas kërkesës së SPAK, për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit do të ulej në 1 vit burg. Po ashtu, prokuroria kishte kërkuar pezullimin e ekzekutimit të këtij dënimi dhe vendosjen e kryebashkiakes në shërbim prove për 2 vjet.
Në përfundim, GJKKO rrëzoi akuzën e ngritur nga SPAK dhe vendosi shpalljen e pafajshme të Majlinda Bufit.
