Tragjedi pa fund në Venezuelë: 1,943 viktima, morgje të përkohshme dhe përplasje për një pako ushqimi

Venezuela po përballet me pasoja gjithnjë e më të rënda pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën vendin më 24 qershor, ndërsa bilanci i viktimave vazhdon të rritet.

Autoritetet kanë konfirmuar deri tani 1,943 të vdekur, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se vendi ndodhet përballë një krize të rëndë humanitare dhe një rreziku të lartë për përhapjen e epidemive.

Të lidhura

None found

Kryetari i Parlamentit, Jorge Rodriguez, deklaroi se lëkundjet sizmike me magnitudë 7.2 dhe 7.5 kanë shkaktuar edhe rreth 10,500 të plagosur. Sipas tij, në çastin e fatkeqësisë, në zonën portuale të La Huirës, që ishte edhe më e goditura, ndodheshin afro 30 mijë persona.

Sipas të dhënave zyrtare, 6,461 persona janë nxjerrë të gjallë deri tani, ndërsa OKB-ja vlerëson se rreth 50 mijë të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 72 orë nga tërmetet, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje. Një skuadër shpëtimi nga Jordania arriti të nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Karakas një djalë trevjeçar, duke rikthyer shpresë mes përpjekjeve të vështira në terren.

Vlerësimet e NASA-s, të mbështetura në imazhe satelitore, tregojnë se rreth 58,870 ndërtesa janë dëmtuar ose janë shkatërruar, ndërsa infrastruktura jetike ka marrë goditje të rënda.

Situata më e rëndë është raportuar në shtetin verior të La Huirës, ku mungesa e ushqimeve, ndërprerja e lidhjeve të komunikimit dhe shembja e shërbimeve bazë e kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar se tensionet mes banorëve po shtohen, në një kohë kur ndihma humanitare ende nuk po mbërrin në çdo zonë të prekur.

“Ndonjëherë njerëzit vriten për një pako ushqimi. Luftojnë mes tyre sikur të ishin në luftë”, tha Daniela Armas, një 18-vjeçare e plagosur nga tërmeti.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka kërkuar 50 milionë dollarë financime emergjente, me qëllim furnizimin me ushqim të rreth 500 mijë personave për tre muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive, si pasojë e dëmtimeve në sistemin shëndetësor, mungesës së ujit të pijshëm dhe zhvendosjes masive të popullsisë.

Sipas OBSH-së, ekziston rreziku i shpërthimit të fruthit, difterisë dhe kollës së mirë, ndërsa 38 spitale kanë pësuar dëmtime, me tre prej tyre që ndodhen në gjendje kritike.

UNHCR ka kërkuar rreth 15 milionë dollarë për të siguruar strehim të përkohshëm për të paktën 30 mijë persona gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Në portin e La Huirës është ngritur një morg i improvizuar për identifikimin e viktimave, teksa spitalet vazhdojnë të përballen me një numër të lartë të plagosurish dhe trupash.

“Në shtëpinë tonë ishin 11 persona. Vetëm dy prej nesh mbijetuam sepse ndodheshim në punë”, rrëfeu Wilker Molaya, i cili po kërkon trupat e familjarëve të tij.

Ndihma ndërkombëtare për Venezuelën është shtuar. Sipas OKB-së, 27 vende kanë dërguar më shumë se 40 ekipe shpëtimi, mbi 2,000 efektivë dhe më shumë se 160 qen të trajnuar për kërkimin e personave të bllokuar.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se e kanë dyfishuar ndihmën humanitare për Venezuelën, duke e çuar atë në 300 milionë dollarë. Këto fonde do të shpërndahen përmes agjencive të OKB-së dhe organizatave joqeveritare.


Shtuar 1.07.2026 07:36

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio