INSTAT: Më shumë lëvizje në 2025, rriten me 14.3% udhëtimet jashtë Shqipërisë; Italia dhe Greqia kryesojnë preferencat

Gjatë vitit 2025, shqiptarët lëvizën më shpesh si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se personat mbi 15 vjeç kryen rreth 4.5 milionë udhëtime për arsye personale dhe biznesi, duke reflektuar një zgjerim të ndjeshëm të lëvizjeve, sidomos në drejtim të vendeve të huaja.

Pjesa dërrmuese e këtyre udhëtimeve, 97.6%, u realizua për motive personale, ndërsa vetëm 2.4% lidhej me biznesin. Në total, u regjistruan rreth 4.4 milionë udhëtime personale dhe afro 100 mijë udhëtime biznesi.

Të lidhura

None found

Sipas raportit, arsyeja kryesore për udhëtimet brenda Shqipërisë ishte pushimi dhe koha e lirë, që zinte 52.8% të totalit. Ndërkohë, për lëvizjet jashtë vendit, motivi dominues ishte takimi me të afërm dhe miq, me 52% të rasteve.

INSTAT vëren se krahasuar me vitin 2024, udhëtimet jashtë vendit janë rritur me 14.3%. Po ashtu, është shtuar me 5.9% edhe përdorimi i apartamenteve me qira afatshkurtër, si Airbnb, ndërsa akomodimi në hotele ka shënuar një rritje prej 5.6%.

Rritjen më të fortë e ka pasur transporti ajror, i cili është zgjeruar me rreth 14%, duke pasqyruar rritjen e udhëtimeve ndërkombëtare.

Për çdo udhëtim, shqiptarët qëndruan mesatarisht 5.3 netë gjatë vitit 2025. Muaji me numrin më të lartë të udhëtimeve ishte gushti, me 12.6% të totalit vjetor. Pas tij renditen qershori me 10.9%, dhjetori me 10.2% dhe korriku me 9.8%.

Sa i përket lëvizjeve brenda vendit, Tirana rezultoi qarku më i frekuentuar, duke mbledhur 13.7% të totalit të udhëtimeve. Më pas vjen Vlora me 12.2%, ndërsa Korça dhe Durrësi ndajnë nga 7.3% secili.

Në udhëtimet jashtë Shqipërisë, Italia ruajti vendin e parë si destinacioni më i parapëlqyer, me 11.3% të totalit. Greqia u rendit e dyta me 10.4%, ndërsa Gjermania me 4%. Në grupin e destinacioneve të tjera, ku përfshihen Turqia, Spanja dhe Mali i Zi, u regjistruan 2.9% e udhëtimeve.


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio