Kryeministri i RMV-së dhe njëherazi kryetar i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, bëri të ditur sot emrat e ministrave pas rikonstruimit të qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, OBRM-PDUKM do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa për këtë post është propozuar Sasho Klekovski.
E njëjta parti do të udhëheqë edhe me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi dhe të Rinj, ku si kandidat për ministër është propozuar Gjoko Vellkovski.
Mickoski deklaroi gjithashtu se VLEN-i do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës dhe Bashkësinë për Marrëdhënie Ndëretnike.
Ai shtoi se ZNAM do të marrë Ministrinë e Bujqësisë.
Në ndërkohë, Zllatko Perinski do të zërë vendin e Klekovskit në detyrën e drejtorit të Fondit Shëndetësor.
Sipas Mickoskit, Stoilkoviç do të udhëheqë me BNJVL-në.
Ai njoftoi po ashtu se funksioni i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë do të shfuqizohet dhe se këtë detyrë do ta kryejë sekretari nga Kabineti i Qeverisë. Mickoski bëri të ditur gjithashtu se është arritur marrëveshje me Partinë Demokratike Turke që të bëhet pjesë e qeverisë.

