Një aksident tjetër është regjistruar në Pogradec, këtë herë në segmentin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, duke e shtuar numrin e ngjarjeve të ndodhura në këtë aks.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se një automjet ka dalë jashtë kontrollit, ka devijuar nga rruga dhe më pas është përplasur me barrierat anësore.
Të lidhura
None found
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe ambulanca është nisur menjëherë drejt vendit për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit.
Në vendin ku ndodhi aksidenti kanë shkuar edhe efektivët e Policisë, të cilët kanë filluar veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të shoferit, megjithatë burime nga vendngjarja thonë se ai po reagon dhe pritet të dërgohet në spital për trajtim mjekësor.
