David Beckham ka siguruar miliona euro nga reklamat gjatë ndërprerjeve të hidratimit në Kupën e Botës 2026

Ndërprerjet për hidratim, që konsiderohen ndër risitë më të komentuara të Kupës së Botës 2026, po kthehen edhe në një burim të rëndësishëm fitimesh për tregun publicitar.

Të lidhura

None found

Sipas Daily Mail, një nga emrat që ka përfituar më shumë nga kjo situatë është legjenda angleze David Beckham, i cili ka arkëtuar miliona euro nga spotet që transmetohen gjatë këtyre pauzave.

Këto pushime të detyrueshme zhvillohen në të dy pjesët e ndeshjes dhe zgjasin nga tre minuta secila. Ndonëse shumë tifozë dhe analistë i kanë kritikuar si një element të pazakontë për futbollin, televizionet transmetuese i kanë shfrytëzuar ato për të vendosur blloqe reklamash me vlerë të lartë.

Beckham, fytyrë kryesore e markave globale, është përfshirë së fundmi edhe në listën e multimiliarderëve të Sunday Times Rich List 2026 dhe mbetet protagonist në disa fushata publicitare të kompanive të njohura ndërkombëtare.

Pepsi, McDonald’s, Lay’s, Stella Artois, Home Depot, Bank of America, Verizon dhe Adidas janë ndër markat që kanë zgjedhur ish-kapitenin e Anglisë si ambasador gjatë Kupës së Botës, duke u mbështetur te popullariteti i tij në shkallë globale.

Në një analizë të Daily Mail, ku citohet Patrick Rishe, drejtor i biznesit sportiv në Universitetin e Uashingtonit, thuhet se Beckham ka përfituar rreth 25 milionë euro vetëm nga reklamat e transmetuara gjatë pushimeve të hidratimit në Botëror.

“Ky është një tregues i famës së tij globale, vlerës së tij komerciale dhe popullaritetit që vazhdon të ketë në mbarë botën”, ka deklaruar Rishe.

Sipas tij, Beckham vazhdon të jetë një nga figurat më të forta në marketingun sportiv.

“Është një nga yjet e rrallë globalë që mund të përfaqësojë një gamë kaq të gjerë markash. Ai është menjëherë i dallueshëm dhe gëzon një imazh shumë pozitiv”, u shpreh profesori.

Ndërkohë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mohuar pretendimet se këto pushime janë vendosur për të rritur fitimet nga reklamat.

“Arsyeja kryesore është nxehtësia. Gjithashtu duhet të kuptojmë se një turne si Kupa e Botës zgjat 39 ditë dhe skuadrat mund të zhvillojnë deri në tetë ndeshje. Është shumë e rëndësishme që futbollistët të kenë një moment për t’u hidratuar dhe për të pushuar”, tha Infantino.

Ai nënvizoi se FIFA nuk merr asnjë të ardhurë shtesë nga këto ndërprerje.

“Nuk ka të ardhura shtesë për FIFA-n, sepse të gjitha kontratat tregtare janë nënshkruar shumë kohë më parë. Për ne është më e rëndësishme që të gjitha ekipet të luajnë në kushte të barabarta”, përfundoi kreu i FIFA-s. /


Shtuar 30.06.2026 18:45

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet