30 ditë paraburgim për Arjeta Roshajn, e dyshuar për vrasjen e ndodhur në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e cila dyshohet për vrasjen e kryer në Ferizaj më 28 qershor 2026.

Vendimi është marrë pas zhvillimit të seancës dëgjimore para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Të lidhura

None found

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e paraburgimit thuhet se ngjarja ka ndodhur më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, në një objekt banesor të marrë me qira nga babai i të pandehurës, M.B., ku e pandehura dyshohet se e ka privuar nga jeta tashmë të ndjerin F.H.

Sipas së njëjtës kërkesë, viktima kishte shkuar në banesën ku ndodhej e pandehura dhe, gjatë kohës sa po qëndronte aty, pas një mosmarrëveshjeje dhe një përleshjeje fizike mes tyre, e pandehura ia ka marrë armën e zjarrit tani të ndjerit dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, nga të cilat ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.


Shtuar 30.06.2026 16:40

Meritkingcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet