Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.
Të dhënat paraprake bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një furgon me pasagjerë, i cili si pasojë ka përfunduar jashtë rruge.
Të lidhura
None found
Deri në këto momente, rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti mbeten të paqarta, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijnë shërbimet e policisë, si edhe ekipet e emergjencës, për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
