Albana Fico tregon nëse ka ardhur varianti Delta në Shqipëri

Sot është mbledhur Komiteti i Ekspertëve. Albana Fico pasi ka treguar për situatën aktuale të Covid-19, ka treguar edhe nëse ka ardhur në Shqipëri variant Delta.

Fico tha se akoma nuk janë regjistrur raste të Deltës, por shtoi se ka sinjale të pazakonta.

“Janë disa tregues të rëndësishëm për të monitoruar situatën epidemiologjike. Ka një rritje të rasteve ditore. Numri i rasteve aktive është rritur. Ka një zbritje të numrit të bashkive të prekura nga 10 në 9. Të shtruarit në spitalin Infektiv janë 5. Nuk kemi persona në reanimacion. Numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë. Ka dhe një rritje të lehtë të pozitivitet të mostrës. Pjesë e rëndësishme është edhe aplikimi i vaksinave. Duke qenë se jemi në javën e vaksinimit masiv i bëj ftesë qytetarëve të aplikojnë për të marrë vaksinën. Situata epidemiologjike në vende të ndryshme të Europës ka pësuar rritje edhe për arsye të variantit Delta, në Shqipëri nuk kemi evidencë pavarësisht sinjaleve të pazakonta. Është e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore”, u shpreh Fico./albeu.com


Shtuar 19.07.2021 15:14