Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar zgjatjen e orarit të muzikës me një orë, nga 22:00 deri në 23:00.
Përsa u përket masave të reja, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se mbeten në fuqi ato që kanë qenë.
“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit duhet të ishin vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve., duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, tha Rakacolli./albeu.com