Gjekmarkaj në Kuvend: Kur qytetarët nuk tremben më, asnjë pushtet nuk mbahet në këmbë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, u shpreh në Kuvend se “nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet kur populli humb frikën”, ndërsa komentoi protestat e opozitës dhe akuzoi qeverinë për bllokim të institucioneve, konkurrencës dhe rotacionit politik.

Në fjalën e tij, ai solli edhe krahasime me veprën “Ferma e kafshëve” të Xhorxh Oruellit, duke deklaruar se Shqipëria, sipas tij, mbahet peng nga një pushtet që ka prodhuar arrogancë dhe i ka larguar qytetarët nga vendimmarrja.

Të lidhura

None found

Fjala e plotë:

E nderuar zonja drejtuese e seancës, të nderuar deputetë, meqenëse po flasim për ushqimin e kafshëve, më duket e udhës të them disa fjalë për “Fermën e kafshëve”, librin e Xhorxh Oruellit që ka lënë gjurmë në qytetërimin tonë, dhe për figurat e tij. Siç e dini, aty ka shumë personazhe. Unë do të ndalem vetëm te katër prej tyre. I pari është Napoleoni, derri që merr pushtetin dhe kthehet në autoritar. I dyti është Snowball, derri inteligjent dhe idealist, i dëbuar nga Napoleoni, që mishëron rivalin revolucionar. Po të ishte këtu zonja Spiropali, mund t’i kërkoja një sqarim, por nuk është dhe kështu mbetemi pa përgjigje. I treti është Bokseri, kali i ndershëm, besnik dhe punëtor, i cili përfaqëson klasën punëtore që flijon gjithçka për regjimin. Ndoshta këtë metaforë mund ta shpjegojë Ervin Hoxha kur të ketë kohë. Ndërsa i katërti është Skuileri, derri propagandist që arsyeton çdo vendim të Napoleonit. Ndoshta këtu mund të na ndihmojë edhe zoti Balla, nëse e sheh të arsyeshme.

Të nderuar kolegë, Herodoti tregon se në betejën e Salaminës një luftëtar grek, ndërsa mbante fort me dorë një anije për ta ndalur, e humbi dorën, por zgjati tjetrën dhe e kapi sërish; kur ia prenë edhe atë, ai, me vendosmërinë për të mbrojtur lirinë e atdheut, e shtrëngoi anijen me dhëmbë. Vetëm pasi iu pre koka, armiqtë mundën të çliroheshin prej tij. Po të ishte mes nesh Fan Noli, me siguri do të thoshte se ai luftëtar i Salaminës është ndoshta më pak i paepur se kotukofagët e kësaj mazhorance, të ngjitur pas karrigeve, tenderave, korrupsionit, banalitetit dhe arrogancës publike që ka pushtuar çdo hapësirë. Ky është, pra, një vend i marrë peng nga një pushtet që ka bllokuar çdo gjë. Ju keni bllokuar institucionet, zgjedhjet politike, zgjedhjet lokale, rotacionin politik dhe konkurrencën. E keni kthyer pluralizmin në fasadë, keni bllokuar shpresën, keni shkatërruar paktet sociale dhe hierarkinë shoqërore. E keni denatyruar këtë parlament deri në atë pikë sa qytetarët nuk e ndjekin më, kur shohin kë keni futur brenda dhe çfarë marrin guximin të thonë para tyre pa u skuqur e pa u zverdhur, me një fytyrë që bëhet më keq se sholla e këpucës.

Pikërisht për këtë arsye shqiptarët kanë 30 ditë në rrugë. Ata protestojnë jo sepse duan t’u kthehet e shkuara, ndonëse grabitja e saj i zemëron, por sepse kërkojnë drejtësi dhe ata që e kanë për detyrë duhet ta japin. Ata kërkojnë të tashmen që u është mohuar dhe të ardhmen që po u vidhet para syve. Mes pushtetit dhe qytetarëve, kudo ngrihet korrupsioni si një mur që nuk rrëzohet. Mes qeverisë dhe njerëzve qëndron arroganca me fjalorin e saj pompoz, që ka desemantizuar edhe vetë gjuhën shqipe. Mes zyrës dhe komunikimit gjendet idioti, kopuku, xhahili, hajduti. Për të zgjidhur sot një hall, duhet të jesh i njohur, duhet të jesh i fortë. Nuk mjafton më statusi i qytetarit, ai status që ndryshoi historinë e Europës që nga koha e Volterit e këtej.

Mes varfërisë dhe mirëqenies, kudo ndodhet oligarku, klienti i qeverisë dhe i kryeministrit. Është në det, në mal, në rrugë dhe në fushë. Prania e tij është kudo, si prania e Zotit, dhe të vjen të thuash: “Oligarkë, bukën e përditshme falna, Zot”, si në lutjen që i drejtojmë Hyjit. Midis propagandës dhe së vërtetës gjendet kryeministri, i cili gjithçka e kthen në propagandë. Sot kryeministri Edi Rama është i vetëm përballë shoqërisë. Përpara shqiptarëve nuk qëndron një pushtet i fortë, as i drejtë, as i ndershëm; përballë tyre qëndron një pushtet lakuriq, banal, që arrin deri aty sa mbyll studentat dhe më dënon sepse vendosin një pankartë në shtëpinë e tyre, që është universiteti; një pushtet i fshehur pas kukullave dhe kullave, i futur në paketën e malit të madh të korrupsionit.

Ky pushtet, sipas tij, flet sot me gjuhën e injorancës dhe të atij guximi që lind nga frika e të përlyerit. Pas të ashtuquajturave investime strategjike, tha ai, nuk qëndron asnjë strategji kombëtare dhe as ndonjë ministër i madh i zhvillimit; aty fshihet vetëm strategjia e pasurimit të një kaste me pasuritë e kësaj toke, strategjia e grabitjes dhe e depersonalizimit të individit, e më pas edhe të vetë shoqërisë, përmes pranimit të autoritarizmit. Sipas tij, populli në rrugë po përpiqet të ndalë një transformim, një regres dhe një mallkim, që toka e Shqiponjës të mos ndërrojë emër e të quhet toka e hajdutëve.

Një qytetar që humbet dinjitetin, u shpreh ai, sundohet më lehtë. Edhe një shoqëri pa kujtesë manipulohet më kollaj. Por kur ai dhe ajo vendosin të dëshmojnë dinjitet dhe rikthejnë kujtesën, atëherë qytetari bëhet shoqëria dhe merr në dorë fatet e vendit. Ju ndërtoni kulla, ndërkohë që Shqipëria zbrazet me para që vijnë nga bota e zezë e krimit. Ju ndërtoni me të rrasat 21 milionë euro, ndërsa familjet numërojnë ditët për t’u larguar. Flisni për rekorde imagjinare, ndërsa të rinjtë njohin vetëm një rekord: largimin nga vendi. Në këtë qeverisje, tha ai, nuk ka asgjë europiane. Sipas Gjekmarkajt, është ndërtuar një qeveri me ministra gjuxhanë, të panjohur për vlera nga familja, lagjja dhe Shqipëria, por që dallohen për babëzi, matrapazllëk, gjuhë të verbër dhe një etje gjigante për pushtet, privilegje dhe pasuri. Trimëria e tyre, tha ai, shuhet para të fortëve, ndërsa ndaj tyre sillen si shërbëtorë lepe-peqe.

Historia, vijoi ai, është e pamëshirshme me pushtetet që përçmojnë qytetarët. Ato nisin të besojnë vetë propagandën që prodhojnë, e ngatërrojnë frikën me respektin, heshtjen me pajtimin dhe nënshtrimin me besnikërinë. Por historia nuk është shkruar kurrë nga u burrët; ajo është shkruar nga qytetarët. Prandaj shqiptarët janë në rrugë për veten, për fëmijët, për vendin, për zhgënjimet dhe frustrimet e tyre. Ata nuk janë aty as për Iranin, as për Izraelin, as për Sorosin. Janë aty kundër padrejtësisë, për një shoqëri normale që, sipas tij, u është mohuar prej 14 vitesh. Nuk protestojnë për ta kthyer pas orën e historisë, por për ta vendosur atë në kohën e demokracisë. Ata kërkojnë zgjedhje të lira dhe qeveri teknike. Kërkojnë institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo një piramidë që mbyllet me një individ në majë. Kërkojnë një shtet ku ligji të mos jetë llastik, që mbahet për barkun që ju sot ndjeni.

Vetmia, përfundoi ai, të bën të humbasësh, të tërhiqesh, të flasësh përçart, të gënjesh dhe të delirosh, dhe nesër kjo do të ndihet edhe më fort, sepse një pushtet që ndahet nga populli dhe që nuk buron prej tij është si një lis i tharë. Mund të duket ende në këmbë, por rrënjët i ka të kalbura. Shqipëria, tha ai, është më e madhe se çdo qeveri, se çdo parti, se çdo individ, se çdo matrapaz, se çdo tufë batakçinjsh apo patronazhistësh që hyjnë me dhunë në jetën e njerëzve. Demokracia është më e madhe se çdo shumicë, vullneti i popullit është më i madh se çdo shumicë dhe liria është më e fortë se çdo pushtet. Kur një popull vendos të mos ketë më frikë, atëherë nuk ka kolltuk që e shpëton pushtetin, nuk ka kolltuk që nuk e thyen në këmbët, nuk ka mazhorancë që nuk rrëzohet dhe nuk ka kryeministër që nuk dorëzohet. Faleminderit.


Shtuar 30.06.2026 13:48

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetbetcio