Protestuesit kanë bërë të ditur një zhvillim të ri nga protesta, duke njoftuar se të martën do të mblidhen edhe para Parlamentit. Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur do të zhvillohet seanca plenare.
Pas këtij njoftimi, ata kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e Tiranës, i cili zakonisht zgjat deri pak para mesnatës.
Të lidhura
None found
Në protestë shihen aktivistë, qytetarë dhe studentë që mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, ndërsa hedhin thirrje kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Krahas tyre, ata mbajnë dhe valëvisin edhe pankarta.
