Një qytetar që kishte udhëtuar enkas nga Franca përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë , teksa tregoi se kishte lënë punën për t’u bërë pjesë e revoltës popullore. Ai theksoi se nuk ka ndërmend të kthehet pa parë një ndryshim të thellë në drejtimin e qeverisë.
“Kam 8 ditë që kam ardhur nga Franca dhe nuk iki në Francë pa e rrëzuar këtë këtu! Unë u bëj thirrje demokratëve e socialistëve, kjo protestë është për popullin”, deklaroi ai.
Të lidhura
None found
Më tej, ai bëri thirrje që pjesëmarrja qytetare të rritet edhe më shumë, me synimin që protesta të arrijë objektivin e saj.
“U bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu dhe të marrim një drejtim për të rrëzuar Edi Ramën. Unë kam lënë punën në Francë dhe kam ardhur këtu, duhet të vijnë të gjithë që janë këtu! Ne duhet të bëjmë protesta më masive se në Serbi!”
